UBT

Rocky kundër “Demit të tërbuar”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Yjet nga dy filmat ikonë të boksit të të gjitha kohërave më në fund do të ndeshen me njëri-tjetrin. Robert De Niro dhe Sylvester Stallone do të luajnë bashkë në komedinë “Grudge Match”, një film për të cilin Warner Bros sapo ka dhënë dritën jeshile.

Filmi bën fjalë për jetën e dy boksierëve të tërhequr që rikthehen në ring nga një agjent reklamash, që do të luhet nga aktori komedian Kevin Hart.

Të gjithë adhuruesit e boksit duhet të fillojnë të vënë bastet, a do të arrijë Jake Lamota të mundë Rocky Balboa? Apo aktori që performoi në sagën e lavdishme “Rocky” do të mundë “Demin e Tërbuar”?

Por që të jemi të qartë, ata nuk po rishfaqen me rolet që u dhanë famë në super-filmat e tyre, këtë herë do të luajnë personazhe të reja në atë që duket se do të jetë një komedi fantastike.

Hidromorava

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Stallone dhe De Niro shfaqen bashkë në një film. Në vitin 1997 ata luajtën bashkë në dramën kriminale “Cop Land”.

Ndërkohë, duke u bazuar në filmin e 2006 “Rocky Balboa”, i gjashti me boksierin e famshëm deri më sot, “Grudge Match” do të shënojë herën e dytë që Stallone, 66 vjeç, do të luajë një boksier të tërhequr që rikthehet për të grushtuar.

Ndërkohë, nuk dihet nëse De Niro do të bëjë palestër për të pasur një formë më të mirë për filmin, edhe pse ai ka përmasa të ngjashme fizike me Sly.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.