FITORJA

Robin Krasniqi konfirmon meçin e radhës në stadiumin Fadil Vokrri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Boksieri nga Kosova, Robin Krasniqi ka konfirmuar me anë të rrjeteve sociale se do të boksojë në Prishtinë, për t’i dhuruar vendit tonë “një natë të paharrueshme”.

Data 5 gusht pritet të jetë ditë feste në Kosovë pasi njëri nga sportistët më të mëdhenj shqiptar do të organizojë ndeshje në Prishtinë.

Bëhet fjalë për boksierin Robin Krasniqi, i cili ka konfirmuar se stadiumi “Fadil Vokrri” do të mirëpres meçin e tij të radhës, për t’i plotësuar ëndrrën e kamotshme.

Është vet Krasniqi që ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi në profilin privat në Facebook, duke thënë se do t’i dhurojë vendit të tij një natë të paharruar të boksit profesionit ndërkombëtar.

Postimi pa ndërhyrje i Robin Krasniqit
Miq të dashur,

duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj. Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po ofron.

FIDANISHTJA

Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 Gusht, të kësaj vere, unë t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”.

Me patjetër dy figurat e rëndësishme që e mundësuan këtë eveniment, e që publikisht më duhet t’i falenderoj, janë Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama dhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi. U jam mirënjohës gjithmonë, që e ndihmuat dhe mundësuat mbajtjen e këtij evenimenti në zemër të Prishtinës.

Reklama

Në mes të stadiumit, me shumë dashuri, unë, biri yt Kosovë.

R.K

/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.