UBT

Robertson: Me hedhjen e gazit lotsjellës, po i bëhet dëm i madh Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës as nuk mund ta paramendojnë sa dëm të madh po i bëjnë vendit të tyre, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës, ish-sekretari gjeneral i NATO-së, Lordi Georg Robertson.“Njerëzit që janë duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nuk mund ta marrin me mend dëmin që po ia shkaktojnë vendit të tyre. Njohjet dhe procesi i shtetësisë dëmtohet shumë kësisoj”, tha Robertson.

Ai tha se Bashkësia Ndërkombëtare është duke i bërë presion edhe Kosovës, por edhe Serbisë për stabilizimin e situatës në rajon.

“Normalisht është edhe një presion për njerëzit këtu që udhëheqin, por është edhe në Beograd, ata nuk mund të anëtarësohen në BE nëse nuk kanë fqinjësi të mirë”, prandaj “kërkoj dhe dëshiroj që lidershipi i Kosovës të bëj gjënë e duhur”, pohoi Robertson.

Politikani anglez tha se tashmë ka ardhur koha që vendimet t’i marrin politikanët vendës, duke qenë të vendosur dhe jo të merren me tema të thata.

“Unë jam vetëm një ish-politikan që iu them politikanëve të Kosovës se askush nuk do i ngrit peshat e rënda për juve. Ju duheni t’i bëni vetë gjërat, të bashkoheni për çështje e jo të vazhdohet me teori të konspiracionit e të tjera”.

“Bota është e mbuluar me probleme dhe kriza, si emigracioni. Kosova është një vend i vogël në Evropë, ne kemi shpenzuar shumë këtu. Ne kemi edhe 5000 trupa të KFOR-it këtu”, tha ai.

Robertson ka thënë se nga njerëzit që ka takuar në Kosovë ka vërejtur se shqiptarët janë shumë të mirë dhe të talentuar.

Uji Dea

Ai madje tha se edhe vet ka gjene shqiptare sepse paraardhësit e tij janë nga Shqipëria e Greqia, derisa pohoi se ndjehet mirë me vendimet që ka marrë në kohën e luftës së fundit në Kosovë.

“Unë kam bërë atë çfarë është dashur në atë kohë dhe ende besoj në më të mirën, po ashtu duke u bazuar në njerëzit që i kam takuar që nga paslufta mund të them se njerëzit këtu janë shumë të mirë, njerëz me talent shumë të madh”.

“Unë e kam bërë testin e ADN-së, dhe kam një dokument që mund ta dëshmoj që paraardhësit e mijë vijnë nga Greqia dhe Shqipëria, pra kam diçka nga gjaku juaj”, tha Robertson.

Ai pohoi se udhëheqësit kosovarë dhe vet kosovarët duhet ta kujtojnë të kaluarën dhe ngjarjet e dhimbshme në Kosovës, në mënyrë që të parandalojnë rikthimin e një situate të tillë.

“Unë isha vetë dëshmitar se çfarë ka ndodhur në Poklek, kujtoni se çfarë ka ndodhur në Poklek, sigurohuni që kurrë të mos ndodhë ajo përsëri”.

“Politika në tërë botën është duke u bërë më shumë për identitetin sesa për ideologji, nuk ka asgjë të keqe kur njerëzit ruajnë atë”.

“Njerëzit nuk duhet të besojnë në frikësime të caktuara, ne jetojmë në një botë reale, ne sot kemi më shumë informacione, jo domosdoshmërisht dimë më shumë”, deklaroi Robertson.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.