Fundamenti

Robert Ukaj mobilizon mbështetësit në Stubëll: Mesazh i fuqishëm për fitoren e LDK-së më 7 qershor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Stubëlla, një nga bastionet më të forta të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Anamoravë, u shndërrua sot në një qendër të mobilizimit qytetar dhe politik, ku qindra mbështetës të LDK-së morën pjesë në një tubim masiv elektoral, duke dëshmuar përkrahjen e tyre për vizionin dhe kandidatët e kësaj partie. Në mesin e kandidatëve që morën vëmendje të veçantë ishte edhe Robert Ukaj, i cili vazhdon të fitojë mbështetje të konsiderueshme në terren falë angazhimit të tij të vazhdueshëm dhe afërsisë me qytetarët. Pjesëmarrja e tij në këtë tubim u vlerësua si një dëshmi e përkushtimit për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të sjellë energji të re në Kuvendin e Kosovës.

Në takim morën pjesë Kryetari i Degës së LDK-së në Viti, Sokol Haliti, kandidatët për deputetë Vjollca Kadolli Halili, Arta Ajeti, Ibush Beqiri dhe Robert Ukaj, si dhe gjenerali Fadil Hadergjonaj dhe Dr. Lulzim Zeneli.

Atmosfera entuziaste dhe pjesëmarrja e madhe e qytetarëve përcollën një mesazh të qartë nga Stubëlla: mbështetje të fuqishme për LDK-në dhe për kandidatët e saj në zgjedhjet e 7 qershorit.

Eco Higjiena

Robert Ukaj theksoi rëndësinë e unitetit, angazhimit qytetar dhe besimit në vlerat që përfaqëson LDK-ja, duke e cilësuar këtë mobilizim si një hap të rëndësishëm drejt fitores.

Nga Stubëlla u dha mesazhi i qartë se fryma e fitores po forcohet çdo ditë e më shumë, ndërsa mbështetësit e LDK-së po bashkohen rreth numrit 113 për zgjedhjet e 7 qershorit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.