Robert Cooper e ndërron Kosovën me Birmaninë?

Ndërmjetësi evropian në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë Robert Cooper ka ndër mend të tërhiqet nga ky funksion në fillim të muajit të ardhshëm, njoftojnë medie serbe.

Një diplomat i lartë evropian që preferon të mbetet anonim ka thën[ për këto medie se Cooper e ka ndërmend të tërhiqet më 1 korrik për të ndërmjetësuar në Mianmar (Birmani), ku po vazhdon transicioni demokratik.

Cooper është në lidhja disavjeçare miqësore me Aung San Sun Çi, lideren e opozitës në u Mjanmar, e cila është liruar nga arresti shtëpiak dhe është zgjedhur deputete parlamenti.

Këtë lajm, prapë siç thonë mediet serbe, e ka mohuar zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane Maja Kocijançiq e cila ka thënë “se kjo informatë nuk është e saktë”.

“Cooper është gjithnjë ndërmjetës në dialog dhe ai tashmë ka marrë udhëzime të tjera rreth asaj që ka për të bërë edhe më tej”, ka thënë Koicijançiq

Edhe dy burime, sipas Tanjugut nga institucione evropiane, ndaras njëri nga tjetri, kanë konfirmuar se lajmi për tërheqjen e Cooperit është i saktë.

Këto burime thonë se Cooper mund të mbetet end ndërmjetës nëse për këtë insiston Catherine Ashton, porse gjithnjë po pritet se si do të reflektohet zgjedhja e Tomislav Nikoliqit në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Cooper në gusht i bën 65 vjet dhe sipas rregullave të BE kjo është mosha limituese për funksionarë evropianë.

Në raste të jashtëzakonshme funksionarët mbeten edhe pas kësaj moshe, por te Cooper ende nuk është vendosur ndonjë gjë.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).