Hidromorava

Robert Bosch: UÇK-ja bëri luftë të ndershme, as me pak e as më shumë se mbijetesë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-ambasadori holandez Robert Bosch ka folur për aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale, duke thënë se UÇK-ja bëri luftë të ndershme, as me pak e as më shumë se mbijetesë.

Ai, u përqendrua më shumë rreth kohës sa ishte me detyrë si Ambasador i Holandës në Kosovë.

“Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi të tregoj më shumë rreth kohës që isha në Kosovë kur raporti u publikua dhe isha shumë i befasuar, meqë së pari ishte jo mirë i shkruar dhe në të vërtetë nëse lexon këtë raport dhe ajo që më befason është qe gjyqtarët thonë që të shikojnë krimet nga ana e UÇK-së, por jo edhe krimet nga serbët. Pika kryesore e aktakuzës është trafikimi me organet, ku lidhur me këtë më 2014 Knut Ëiliamson, prokurori amerikan, konkludoi se nuk ka asgjë dyshuese rreth trafikimit me organe”, deklaroi Bosch në RTK.

“Në atë kohë isha ambasador dhe mund të më thonë se mbroja gjykatën, po sigurisht qe kam mbrojtur sepse isha ambasador dhe duhet zbatuar urdhrat nga lart.”

Hidromorava

“Kjo gjykatë ishte e çuditshme”, shtoi ndër të tjera ish- ambasadori Bosch.

Më tej ai shtoi se “UÇK ishte një organizatë që u paraqit në fund të viteve ‘90-ta, sepse aktivitetet paqësore të Rugovës nuk patën rezultat dhe disa të rinj, ndër ta edhe presidenti Thaçi deklaruan se tanimë duhet rrokur armët, se vendi ynë do te shkatërrohet”.

Tutje ai vlerësoi se UÇK bëri diçka që ishte e ndershme për të luftuar, as më pak e as më shumë se për mbijetesë.