Mobi Casa

Robelli: Do të angazhohem për shtresat e ulëta sociale

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Në debatin publik me qytetarë të Gjilanit, të organizuar nga Kallxo.com, kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate në Gjilan z.Sevdail Robelli theksoi se ai dhe subjekti të cilit i takon do të angazhohet veçanërisht për shtresat e ulëta sociale, dhe shtresat të cilat dora e pushtetit nuk po i ndihmon sa duhet dhe me këtë gjithashtu përmendi se Nisma Socialdemokrate ka në programin e saj Pakon sociale, me të cilën synohet të ndihmohen këto shtresa dhe tu ofrohen kushte më të mira.

Sevdail Robelli shtoi se Nisma Socialdemokrate dhe ai vetë gjithashtu do të angazhohet për të lehtësuar shërbimet për diasporën, për të përmirësuar kushtet e bujqëve dhe bujqësisë në përgjithësi dhe për të gjithë qytetarët.

RCCOLA

Sa i përket arsimit në Kosovë ai shtoi se duhet punuar në një kurrikulë që përfshin praktikat më tē mira europiane, por që në të njëjtën kohe edhe merr parasysh kushtet dhe mentalitetin e shoqërisë sonë.

Sevdail Robelli theksoi se momentalisht në universitete kemi kuantitet por jo edhe cilësi të mjaftueshme. Për më tepër ai shtoi se do angazhohet për më tepër shkolla profesionale dhe për heqjen e disa kushteve për punësim në arsim siç është ai i të pasurit 3 vjet përvojë e qe po duket së është i vështirë në mos i pamundur për të gjithë ata që aplikojnë për punësim në arsim.