Fundamenti

Rizvanolli fajëson bizneset: Nuk kursyen, ngrohën terracat me energji elektrike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për subvencionimin e energjisë elektrike për bizneset gjatë vitit të kaluar, duke thënë se nuk kanë kursyer.

Rizvanolli në Klan Kosova ka thënë se bizneset nuk kanë pasur fare rritje, dhe se barrën e ka bartur Qeveria.

“Vitin e kaluar kemi subvencionuar bizneset, si rezultat, nuk kanë pasur fare rritje. Duhet pasur parasysh, se të gjitha bizneset, përveç dy, i kemi në treg të rregulluar.

Në rajon, një pjesë e madhe janë në treg të liberalizuar, që e kanë paguar 900 në Mgw/H. Ne kemi subvencionuar bizneset përveç faktit që nuk janë në treg, kjo ka krijuar avantazh konkurrues, kjo është shumë mirë”, ka thënë ajo.

Fundamenti

Megjithatë, sipas Rizvanollit, bizneset nuk tentuan që të kursejë energjinë elektrike, madje, i kanë ngrohur edhe terracat me energji elektrike.“Vjet janë dhënë 27 milionë që bizneset mos të preken. Veç sa e thash, e paguajnë çmimin më të lirë në rajon, vitin e kaluar i kemi subvencionuar të gjitha bizneset, e kemi pare që nuk kanë bërë tentime për të kursyer energjinë, kemi pasë ankesa prej qytetarëve të lokaleve që ngrohin terracat me energji elektrike”, tha ministrja.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) i ka miratuar tarifat e reja.

Tarifa u rritën për 15,4 për qind. Rritja do të vlejë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm dhe kanë hyrë në fuqi që nga një prilli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.