Rizespori del me komunikatë zyrtare për Vedat Muriqin: Jemi të shqetësuar me lajmet e pabazuara dhe të qëllimshme për largimin e tij

/ 2 minuta lexim

Klubi turk, Caykur Rizepor ka dal me kominikatë zyrtare për të sqaruar situatën dhe të ardhmen e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi ka qenë tash e disa ditë i lidhur me një largim nga Rizespori pas shkëlqimit në këtë sezon.

Shumë skuadra të njohura turke, italiane dhe tjera evropiane kanë qenë të lidhura me prizrenasin në ditët e fundit.

Megjithatë, Rizespori ka mohuar ndonjë takim apo ndonjë diskutim me klube tjera për të ardhmen e lojtarit.

Fundamenti

“Lojtari ynë Vedat Muriqi beson se shpërndarja e lajmeve të pabazuara rreth largimit të tij është i qëllimshëm dhe ne jemi të shqetësuar për këtë”.

“Nuk ka asgjë midis lojtarit Vedat Muriqi dhe faktit se lajmet e pabazuara të transferimit në disa organe të mediave kanë qenë të lidhura përditë”.

“Nuk ka asnjë takim me ndonjë klub për futbollistin tonë Vedat Muriqi, kontrata e të cilit do të përfundojë në vitin 2020, në fund të sezonit dhe ku çdo pikë është me rëndësi të madhe, nuk ka ndryshim në dëshirën tonë për të punuar me të për shumë vite”, thuhet në komunikatën e Riseporit.

Ndryshe, Muriqi këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime me klubin turk. /Telegrafi/