KKVITI

Riza Halimi takoi ambasadorin e Suedisë në Beograd, Jan Lundin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në hapsirat e selisë qëndrore të Partisë për Veprim Demokratik, kryetari i PVD-së, Riza Halimi priti Ambasadorin e Suedisë Jan Lundin të shoqëruar me këshilltarët dhe stafin e tij diplomatik.

Gjatë takimit ambasadori Lundin u njoftua nga kryetari Halimi me gjendjen sociale dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen qytetarët e Preshevës.

Përveç temave politike interes të madh pēr delegacionin e ambasadës së Suedisë të udhëhequr nga vet Ambasadori Lundin ishin edhe problematika e ujit të pijshëm dhe menaxhimit të mbeturinave.

Eco Higjiena

Pas takimit Ambasadori i Suedisë, shkëlqësia Lundin para mediave deklaroi se me kryetarin Halimi janë dakorduar që në një të ardhme të afërt, nën organizimin e Ambasadës së Suedisë do të realizohet një takim me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani dhe përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të tjera nordike dhe evropiane në Serbi me ç’rast do të diskutohet për zgjidhjen e problematikave që kanë të bëjnë me ujin e pijshëm dhe menaxhimin e mbeturinave, por gjithashtu të shihen mundësitë për të ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Preshevës.

Kryetari i PVD-së, Halimi për media deklaroi se takimi me Ambasadorin suedez ishte shumë i frytshēm duke biseduar për shumë probleme nga të gjitha sferat shoqërore në Preshevë veçanërisht, por duke mos i harruar asnjëherë edhe problematikat me të cilat përballen shqiptarët në komunën e Medvegjës dhe Bujanocit.

Me këtë rast ish deputeti Halimi deklaroi se mbetet me shpresë se pas këtij takimi të gjatë në rradhë janë hapat konkret e që do të përmirësojnë gjendjen e komunës së Preshevës./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.