Riza Fazliu e kujton me fjalë të mëdha Qemajl Jakupin
Gjilan – Kurrë nuk kam menduar se është kaq vështirë të shkruhet një kujtim si ky për shokun tim Qemajl Jakupin. Ndarja ishte e papritur dhe tejet e rëndë, mirëpo në këto momente duhej të pajtohemi me rregullat që ka caktuar perëndia. Qemajli tërë qenien e vetë ia kushtoi arsimit, e vetmja brengë e tij ishte edukimi i brezave të rinjë. E mundonte një gjë,se mos rinia do të mbetej mbrapa mirëpo aq shumë u angazhua sa që shumë nxënës që dolën nga dora e tij ishin aq të përgatitur,sidomos në lëndën e kimisë,sa që shumë prej tyre studiuan atë lëmi ose u shpërblyen me çmime në shkollat e mesme të komunës së Gjilanit ka shkruar Riza Fazliu.
Qemajli u lind më 01.09.1954 në fsh. Novosellë-Komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1969 kurse gjimnazin në vitin 1973 në Tërnoc të Bujanocit. Në vitin 1974 ka regjistruar studimet në Fakultetin e shkencave-natyrore-matematikore drejtimin e kimisë dhe diplomoi në afatin optimal.
Krahas studimeve prej vitit 1975 një kohë të shkurtër punoi edhe si mësimdhënës në shkollën fillore’’Skënderbeu’’në vendlindjen e tij. Që nga viti 1978 jetoi në Gjilan, të njëjtin vit ka filluar të punojë si mësimdhënës i lëndës së kimisë në shkollat e mesme të komunës së Gjilanit deri më 31.08.2003. Prej shtatorit të vitit 2003 deri në 30 gusht të vitit 2019 ka punuar në MASHT-gjegjësisht në Sektorin Regjional të Ispektoratit të Arsimit në Gjilan si Inspektor Regjional i Arsimit. Prej muajit shtator 2019 ishte pensionuar.
I ndjeri Qemajl Jakupi më 21.07.2020 ka ndërruar jetë. Andaj dhimbja që ndiejmë për Ty nuk i takon vetëm familjes por të gjithë atyre dashamirëve të sinqertë, shokëve, nxënësve, kolegëve ku në këto momente dhimbje urojmë që për nderë të mundit dhe sakrificës tënde, bamirësive dhe zemërgjerësisë sate, Zoti të ketë përgatitur një vend të zgjedhur në parajsën e tij ku shpirti yt bujar do të pushoj përjetësisht në qetësi.
Qemajli do të kujtohet nga të gjithë si një shembull i njeriut të punës,i urtë,i sjellshëm dhe i sinqertë.
Do të kujtoj gjithmonë me respekt miku yt Riza Fazliu-Udhëheqës i sektorit së bashku me kolegët e sektorit të Inspektoratit Regjional të Arsimit në Gjilan si dhe tërë kolegët nga Ispektorati i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës-Prishtinë./rajonipress/


