Riza Abdyli merr përkrahje nga aktivistët e PDK-së në Llashticë

Gjilan – Riza Abdyli kandidat i PDK-së për këshilltar komunal ka takuar aktivistët nga Llashtica, ku thotë se ka marrë përkrahje të fuqishme prej tyre.
“Pas një takimi me një pjesë të aktivistëve të PDK-së nga fshati Llashticë, të cilët po japin kontributin e tyre gjatë kësaj fushate për fitoren e madhe të PDK-së” ka shkruar Riza Abdyli.
“Kandidimi në këto zgjedhje më jep mundësi të afrimit dhe angazhimit më konkret në dhënien e kontributit në përmirësimin e jetës së qytetarëve, me anë të pjesëmarrjes në Kuvendin e Komunës, organin më të lartë të Komunës, i cili zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët” ka shtuar Abdyli./rajonipress/