RCCOLA

Riza Abdyli: Kryetari Haziri duhet të frikësohet vetëm nga gabimet dhe shkeljet ligjore

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Sa i përket frikës nga trysnitë, për atë që i takon PDK-së, e sigurojmë që nuk do të ketë trysni për koalicionin dhe se prezenca jonë në kuvendin komunal do të jetë konstruktive. Të frikësohet vetëm nga gabimet dhe shkeljet ligjore, nga përdorimi i standardeve të dyfishta ndaj zyrtarëve komunalë, nga krahasimi që do t’i bëjmë në vazhdimësi me qeverisjen tonë, nga mbikëqyrja jonë për qeverisjen e tij, nga reagimi jonë për shkeljet dhe kërkimi i llogaridhënies në çdo rast. Sa i përket koalicionit, rri rehat Kryetar ka thënë Riza Abdyli Shef i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Gjilan.

Pas deklarimit të kryetarit të komunës për, siç ka thënë, trysnitë që pret t’i ketë nga partitë politike, Lutfi Hazirit nuk do t’i bëhet asnjë trysni rreth koalicionit. Kryetari i komunës ka obligim ligjor e kushtetues që në afat sa më të shkurtër ta formojë qeverisjen komunale. Lutfi Haziri do të duhej ta funksionalizonte qeverinë komunale kohë me parë, por jo t’ia vazhdojë mandatin disa drejtorëve që janë me akuza të ngritura, por të qeveriset, siç ka thënë ai me “duar të pastra” ka thënë për rajonipress Riza Abdyli i PDK-së.

Ndoshta ka trysni ose ka pasur trysni nga këta persona, por jo nga partitë politike. Sjellim në kujtesë që po ky kryetar, në vitin 2015, me një vendim të nxjerrë i suspendoi 28 punëtorë të komunës, pas akuzave të ngritura kundër tyre. Tash, vjen domosdo krahasimi. Nëse ata u suspenduan pasi ndaj tyre u ngritën akuza, pse sot nuk vepron me të njëjtin standard ndaj drejtorëve të tij të cilët veç janë në procedura gjyqësore, me akuza edhe më të forta?

Mobi Casa

Presioni jonë do të jetë tek mbajtja e premtimeve dhe te qeverisja me duar të pastra. Jo te koalicioni. Pritjet tona janë që kryetari të japë një sqarim se për çfarë arsye këta zyrtarë të qeverisjes së tij, me probleme me ligjin, po vazhdojnë të mbajnë postet në qeverisjen komunale.

Sa i përket frikës nga trysnitë, për atë që i takon PDK-së, e sigurojmë që nuk do të ketë trysni për koalicionin dhe se prezenca jonë në kuvendin komunal do të jetë konstruktive. Të frikësohet vetëm nga gabimet dhe shkeljet ligjore, nga përdorimi i standardeve të dyfishta ndaj zyrtarëve komunalë, nga krahasimi që do t’i bëjmë në vazhdimësi me qeverisjen tonë, nga mbikëqyrja jonë për qeverisjen e tij, nga reagimi jonë për shkeljet dhe kërkimi i llogaridhënies në çdo rast. Sa i përket koalicionit, rri rehat Kryetar ka thënë Riza Abdyli Shef i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Gjilan./rajonipress/