Fundamenti

Riza Abdyli kërkon pezullimin e përkohshëm të punimeve në rrugën e Ferizajit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në seancën e së premtes kërkova nga kryetari i komunës që ta shfrytëzojë autoritetin e tij në lidhje me projektin e rrugës së Ferizait i cili është projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës. Pasur parasysh numrin e madh të bashkatdhetarëve tanë që vijnë për t’i kaluar pushimet në vendlindje për çka edhe shtohet qarkullimi në komunikacion, bëj kërkesë që me marrëveshje, të shqyrtohet mundësia e pezullimit të përkohshëm të punimeve të këtij projekti. Duke qenë se muaji korrik dhe gusht, edhe në situatë normale e bën qytetin tonë dyfish më të ngarkuar, punimet në rrugë në këtë periudhë e rëndojnë edhe më shumë gjendjen në trafik ka thënë Riza Abdyli.

Për këtë gjë ka pasur ankesa të përsëritura të mërgimtarëve, të cilëve në vend se t’u krijohen lehtësira, me punime që përherë rastisin të kryhen kur ata janë në pushim, ua vështirëson atyre qëndrimin këtu, shtoi edhe vizitat e shumta që i kanë nëpër familje.

Hidromorava

Për këtë kam dhënë idenë që kryesit të punimeve t’i kërkohet që të përfundohet pjesa deri te pompa e vjetër në hyrje të qytetit dhe të pezullohet përkohësisht pjesa tutje në qytet pasi do të shfaqen probleme të mëdha jo vetëm në qarkullim si me automjete ashtu edhe të këmbësorëve, por një dëm i madh u bëhet edhe bizneseve të cilët në këtë periudhë e kanë valën e punës dhe përgatitjet e tyre janë bërë për pritjet që i kanë në këtë periudhë.

Do të isha shumë i lumtur nëse ky propozim i imi do të gjente mirëkuptim dhe do të zbatohej ka thënë Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së./rajonipress/