UBT

Riza Abdyli : Kapaciteti dhe synimet e kryetarit tonë aktual janë në konflikt të përhershëm

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Shumë angazhime të kryetarit nuk kuptohen, në raport me përgjegjësitë që ai i ka. Kjo ndoshta për shkak të synimeve të tij politike që i ka të tjera nga përgjegjësitë me të cilat është i ngarkuar. Si kryetar komune dëshiron ta luajë rolin e kryeministrit. Por jam i bindur që edhe si kryeministër, nuk do të mund të kishte më shumë performancë se një kryetar komune. Kështu që Gjilanit nuk i duhet një kryetar që synon kryeministrinë, as në të ardhmen një pretendent për kryeministër që nuk mund ta menaxhojë një komunë. Kapaciteti dhe synimet e kryetarit tonë aktual janë në konflikt të përhershëm. Veç kjo është formula që e shpjegon ka thënë Riza Abdyli Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Në seancën e sotme kishim për diskutim disa pika me rëndësi. Raportimi i punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 nga krytari i komunës.

RCCOLA

– Lidhur me raportin e kryetarit, në komunë nuk ka pasur punë të cilat mund t’i përmendim dhe që e bëjnë këtë qeverisje të suksesshme apo siç thuhet nga kryetari “qeverisje me duar të pastra”.
Po i përmendi disa nga punët e tij të cilat kanë qenë jo të pritshme nga qytetarët e komunës sonë. QKMF projekt i cili, nëse komuna e Gjilanit vazhdon t’i neglizhojë obligimet e veta të cilat i ka me marrëveshje shumë lehtë mund të mbetet në gjysmë dhe për shumë kohë deri sa të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër. Sa për informacion, në fund të vitit 2017 i kanë shkuar në suficit hiç më pak se 500.000 euro. Për shkak të neglizhencave dhe moskryerjes së obligimeve nga komuna, të cilat i ka marrë për obligim.
Projekti i dytë i cili është afërsisht i njëjtë me të parin, ka të bëjë me Rrugën e Ferizait, projekt i cili ka filluar në maj të vitit të kaluar dhe vazhdon të punohet, mirëpo problemet që e kanë përcjellë këtë projekt janë financiare. Paramendojeni a ka logjikë kur një projekt që kushton miliona euro, për vitin e kaluar, nga ministria përkatëse kanë qenë të zotuara vetëm 50.000 euro, e ne këtë vit puna ka shkuar me një intensitet më të shtuar por jo të dëshiruar ose të pritur nga qytetarët e komunës.
Por më e keqja që sipas të gjitha gjasave do të ndodh është ajo se ministria nuk ka ndarë për këtë vit mjete tjera dhe ky projekt mund të shtyhet e jo të përfundojë në afatin e paraparë. Duhet të theksohet se kryetari i komunës ka vazhduar njëjtë sikur në mandatin e kaluar t’i mashtrojë qytetarët e Gjilanit me mirënjohje me dekorata te cilat një pjesë e tyre janë të dyshimta.
Gjithashtu këta 6 muaj do të kujtohen nga qytetarët e Gjilanit për vonesa në krijimin e qeverisë apo emërimin e drejtorëve, të cilët edhe sot nuk kanë mundur të adaptohen me punë, shkaku i problemeve të trashëguara qe i kanë hasur nëpër drejtori. Shpresojmë që raporti i radhës të jetë një raport voluminoz i prezantimit të punëve “të hajrit” siç thotë kryetari, sepse ky është i zgjedhur për t’i shërbyer qytetarit e jo të merret me disa punë që nuk i takojnë kryetarit të komunës. Për shembull, festimi i ditës së çlirimit të Francës. Nëse kjo festë ish dashur të festohej, në Kosovë do të duhej të festohej në një event shtetëror në bashkëpunim me ambasadën apo stafin francez, por ç’ka komuna me festa shtetesh. Kështu do të na dilte gjysma e vitit me festa shtetesh. Bota ka diku 195 shtete dhe humbja kohë në shënime të këtyre ditëve është e pakuptimtë. E kuptoj rëndësinë e Francës në marrëdhëniet tona si shtet por jo edhe angazhimin e komunës për këtë festë. Nuk e di bile a jeton apo punon ndonjë francez në Gjilan, për t’ua mundësuar si komunitet. Shumë angazhime të kryetarit nuk kuptohen, në raport me përgjegjësitë që ai i ka. Kjo ndoshta për shkak të synimeve të tij politike që i ka të tjera nga përgjegjësitë me të cilat është i ngarkuar. Si kryetar komune dëshiron ta luajë rolin e kryeministrit. Por jam i bindur që edhe si kryeministër, nuk do të mund të kishte më shumë performancë se një kryetar komune. Kështu që Gjilanit nuk i duhet një kryetar që synon kryeministrinë, as në të ardhmen një pretendent për kryeministër që nuk mund ta menaxhojë një komunë. Kapaciteti dhe synimet e kryetarit tonë aktual janë në konflikt të përhershëm. Veç kjo është formula që e shpjegon ka thënë Riza Abdyli Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit./rajonipress/