UBT

Riza Abdyli i reagon Lutfi Hazirit: “Jetëgjati s’bëhet jetëshkurtër me nëmë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri në një nga televizionet nacionale ka thënë se nuk e din nëse PDK në Gjilan është e treta apo e katërta dhe kjo ka ndikuar që të reagoj Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Lexojeni reagimin e plotë të Riza Abdylit.

Ndër shumë tema të tjera, ndër to edhe ato që nuk i takojnë, apo që tejkalojnë komunën, të cilat nuk më përkasin t’i komentoj apo të jap vlerësime për to, tha edhe atë se nuk e ditka se cila parti është PDK-ja në Gjilan, duke thënë “e treta apo e katërta”.
Obligohem nga pozita që kam, si shef i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, që ta arsyetoj publikisht kryetarin Haziri, se nuk ka gjasë që ai të jetë kaq i painformuar, sa të mos e dijë që PDK në Kuvendin Komunal në Gjilan është partia e dytë – në këtë rast bashkë me Vetëvendosjen, duke qenë në numër të barabartë të këshilltarëve – por kjo është një batutë politike me të cilën do t’i ngacmojë partitë opozitare, posaçërisht PDK-në të cilën e ka rivalin e vetëm që e konsideron shprehet Riza Abdyli.

Mobi Casa

“Për këtë vlerësim edhe ne shprehim konsideratën tonë dhe e falënderojmë për respektin që tregon duke vlerësuar rëndësinë tonë me tendencën e tij për ta përçmuar apo minimizuar rëndësinë e rolit të PDK-së. Megjithatë, si kundërpërgjigje, në rast se do ta merrnim seriozisht, do t’i kujtonim një fjalë shumë të njohur në folklorin shqiptar, që ka të bëjë me këtë – “Jetëgjati s’bëhet jetëshkurtër me nëmë”, ka thënë Abdyli./rajonipress/