Eko Higjiena

Riza Abdyli i quan skandaloze tre vendimet e fundit të udhëheqjes komunale në Gjilan

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Tre vendimet e fundit skandaloze të komunës së Gjilanit, që janë: Vendosja e Drejtorisë së Kulturës në objektin e ri të Bibliotekës, futja e rrugës me 4 korsi mespërmes qytetit, e ndan atë, e rrezikon dhe e nxjerr jashtë funksionit urban, për shërbim të komunikacionit ndërurban, është një thikë mespërmes trupit të pandarë të qytetit dhe dhënia e pronës së Higjienës, në qendër të qytetit, prapa muzeut, për ndërtimin e administratës së Bashkësisë Islame, gjithashtu për malverzime politike e kalkulime të votave, tregon që mandati i këtij kryetari të papërgjegjshëm, do të ketë pasoja shumëvjeqare në planin urbanistik dhe organizimit qytetit ka shkruar Riza Abdyli këshilltar nga PDK-ja.

Në vende evropiane ku ne i kemi edhe bashkatdhetarë̈t tanë, ku edhe kryetari i komunës i ka familjen, edhe pse një drejtues komune është i zgjedhur, komuna edhe për çështje shumë më të vogla merr mendimin e qytetarëve, me forma të ndryshme të konsultimit e deri te votimi.

Edhe te ne, qytetarët duan të japin mendimin e tyre por atyre u merret vetëm vota në zgjedhje sa për t’i fituar mandatet, pastaj me votat e të mandatuarve vendoset për fatin e tyre, edhe kundër interesave të tyre.

Këtu çalon demokracia në vendin tonë. Udhëheqësit tanë udhëhiqen nga autoritarizmi, më shumë sesa nga vlerat demokratike.

ARKATANA

Gjithçka do të jetë e kotë, çdo peticion, çdo kundërshtim deklarativ, çdo pakënaqësi qytetare apo edhe e jona si opozitë, nëse kryetari i komunës vendos që të kontrabandojë çfarëdo plani përmes komplotit të votave të deputetëve.

Tre vendimet e fundit skandaloze të komunës së Gjilanit, që janë:
Vendosja e Drejtorisë së Kulturës në objektin e ri të Bibliotekës
Futja e rrugës me 4 korsi mespërmes qytetit, e ndan atë, e rrezikon dhe e nxjerr jashtë funksionit urban, për shërbim të komunikacionit ndërurban, është një thikë mespërmes trupit të pandarë të qytetit dhe dhënia e pronës së Higjienës, në qendër të qytetit, prapa muzeut, për ndërtimin e administratës së Bashkësisë Islame, gjithashtu për malverzime politike e kalkulime të votave, tregon që mandati i këtij kryetari të papërgjegjshëm, do të ketë pasoja shumëvjeqare në planin urbanistik dhe organizimit qytetit.

Kjo është sepse të tillët, komunën e shohin si mandat, si pronë të mandatit, jo veten si të mandatuar për t’i shërbyer asaj.

Po ndihemi me faj edhe ne si opozitë, për të gjitha veprimet e përçudnuara të cilat nuk po arrijmë t’i stopojmë ka thënë Abdyli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.