Eko Higjiena

Rivalët mbesin në front

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Blloku opozitar, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma”, janë shprehur të vendosur se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës që është paraparë të mbahet të hënën.Ndonëse nuk kanë pranuar të japin detaje për mënyrën e kundërshtimit, opozitarët kanë paralajmëruar se do të veprojnë në bazë të rrethanave që do të krijohen, ndërsa e kanë ritheksuar se nuk do të tërhiqen nga qëndrimet e tyre edhe nëse arrestohen të gjithë.

Në anën tjetër përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se kanë vendosur që seanca të mos mbahet këtë javë, por në javën e ardhshme, në mënyrë që opozitarët të kenë më shumë kohë për të reflektuar dhe rrjedhimisht për të hequr dorë nga bllokimi i punës së Kuvendit.

Fundamenti

Shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka thënë për “Zërin” se kryesia ka vendosur që seanca të mos mbahet deri në javën e ardhshme në mënyrë që t’i jepet kohë opozitës ta rimendojë edhe një herë qëndrimin e saj dhe që kërkesat e veta t’i paraqesë në mënyrë më të arsyeshme./zeri/