FIDANISHTJA

Rithemelohet Grupi Joformal i Grave të Kuvendit të Komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Është rithemeluar të enjten Grupi Joformal i Grave të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ku unanimisht kryesuese është zgjedhur Mimoza Kadriu-Qerimi (LVV), ndërkaq zëvendës kryesuese, Gresa Avdiu (LDK).

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina – Bunjaku dhe kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, të cilët kanë ofruar bashkëpunimin e plotë dhe trajtimin e kërkesave të tyre në Kuvendin e Komunal dhe në ekzekutiv me seriozitet të plotë.

Po ashtu, në takim kanë marrë pjesë edhe drejtoreshat komunale, këshilltaret komunale në përbërje nga të gjitha partitë politike, nga Zyra për Barazi Gjinore, sikurse edhe nga OSBE e organizata “Gruaja Hyjnore”.

Hidromorava

Përfaqësuesja e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Sadete Tërnava – Osmani, ka thënë se Grupi Joformal i Grave është trup ndërpartiak, i cili vepron në bazë të vullnetit të mirë për ngritjen e gruas në çdo sferë të jetës publike e politike.

Objektiva të Grupit të Grave janë fuqizimi i rolit të gruas në vendimmarrje, në sferën publike dhe politike, monitorimi i zbatimit të ligjit për barazi gjinore dhe ligjeve tjera që kanë të bëjnë me përparimin e pozitës së gruas në shoqëri, promovimi i mundësive të barabarta dhe të tjera.

Ndryshe, Grupi i Grave të Gjilanit, i themeluar më 6 mars 2009, me iniciativën e OSBE-se, deri tani ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e kriterit gjinor në trupat politike dhe vendimmarrëse, duke e ngritur vazhdimisht nivelin e përfaqësimit të femrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.