Rita: Shqipëria si ëndërr, e pabesueshme
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, iu bashkua kombit të saj shqiptar në festimin e 100 vjetorit të pavarësisë. Ajo u fali një performancë të mrekullueshme, në koncertin festiv të mbajtur sonte në sheshin “Nëna Terezë” në Tiranë.
Rita ishte përkujdesur që paraqitja e saj të jetë e denjë për përvjetorin historik, duke u shfaqur shumë elegante. Ajo performoi para qindra mijëra vetëve, që qëndruan në shesh, përkundër reshjeve të mëdha të shiut.
Këngëtarja pati paraqitje mahnitëse, ndërsa fillimisht u shfaq në skenë në shoqërinë e kryeministrit shqiptar Sali Berisha.
Përveç publikut, edhe Rita duket të jetë ndjerë e lumtur me këtë rast, pasi menjëherë pas koncertit ajo ka shënuar në rrjetet sociale: “Shqipëri, ishe e pabesueshme! Je një ëndërr që u realizua. E di, po binte shi, por ne ia dolëm! Urime 100 vjetori i pavarësisë! Jam e nderuar”. /R.K./Indeksonline