ZN

Rita pi whisky para se të ngjitet në skenë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Rita Ora do të nis turneun e saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë muaj bashkë me Iggy Azalea dhe Havana Brown. Ajo gjatë një interviste ka treguar se çfarë mundohet të sjellë në skenë gjatë performancës së saj.

“Kur ngjitem në skenë unë nuk tentoj ta imitoj askënd. Unë definitivisht fus efekte nga artistët e tjerë, siç është për shembull lirija e Coldplay në skenë. Është më shumë punë grupore sesa vetëm e imja. Kënaqem me bendin time, dhe poashtu argëtohemi edhe në prapaskenë. Ska rregulla. Nuk ka ndonjë rutinë vallëzimi. Jam vetëm unë dhe bendi im që kënaqemi bashkë”.

Mobi Casa

Por ajo gjithashtu ka treguar se çfarë pëlqen të ketë me vete para se të ngjitet në skenë.

“Rituali para se të ngjitem në skenë? Duhet të kem një shishe Jack me vete. Poashtu nuk bën të më mungoj as limonada me xhenxhefil dhe çaj dhe nuk mund të dëgjojë muzikë me zë të lartë. Prandaj unë duhet të fokusohem vetëm në whiskey dhe çajin tim. Ky është rituali im i zakonshëm”, tha Rita.