Rita përsëri e para, hyn në histori

Rita Ora ka marrë kreun e Top-listës zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar për të katërtën herë, me këngën “I Will Never Let You Down”.
Këngëtarja me origjinë shqiptare e zhvendosi në pozitën e dytë këngën “Ëaves” të Mr Probz,
Në këtë mënyrë, ajo është barazuar me ish-anëtaren e “Spice Girls”, Geri Halliwell, në garën për artisten britanike me më së shumti këngë solo në pozitën e parë.
“Është çmenduri që është hera e katërt! Jam e nderuar”.
“Nuk kam fjalë! Nuk mund të besoj. Jam shumë e lumtur që fansat e mi po më mbështesin, sepse kjo është shumë e veçantë, një këngë personale për mua”, ka deklaruar Rita për OfficialCharts.com.
Rita debutoi në vend të parë në top-listën britanike në shkurt të vitit 2012 me këngën “Hot Right Now”, ajo ishte përsëri e para në muajin maj me këngën “R.I.P” dhe në gusht të po të njëjtit vit kryesoi top-listën me këngën “How We Do (Party)”. /Telegrafi/