United Hospital

Rita Orës i vidhen afro katër milionë euro

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Një kontabilist ka konfirmuar se ka bërë keqpërdorime duke vjedhur klientë të profilit privat, përfshirë pop yllin, Rita Ora, të cilës i janë vjedhur afro katër milionë euro.

Andrë Munday, 37 vjeçar, ka pasur cak superyllin shqiptar dhe emra tjerë të njohur, duke shfrytëzuar paratë e vjedhura për të blerë shtëpi.

Këto vepra personi në fjalë i bëri kur ishte i punësuar kompaninë e shuar, Blue Cube Business LTD, gjithnjë sipas policisë britanike.

Munday, nga Velocette Way i Northamptonit, ka pranuar fajësinë në një gjykatë në vendlindjen e tij për nëntë raste.

Pas këtij rasti avokati i Ritës, Graham Shear, nga kompania ndërkombëtare ligjore, Bryan Cave Leighton Paisner, ka thënë se pjesë substanciale e parave që janë marrë nga klientja e tij janë rikthyer.

Shear që është udhëheqës i kompanisë në fjalë ligjore, e ka përshkruar katin e Mundays si tejet të turpshëm.

Uji Dea

Një tjetër viktimë ishte tekstshkruesi nga Northamptonshire, VV Brown.

Borën, i njohur për hitin e vitit 2009, “Shark in the Water”, ka thënë në një komunikim se është i lumtur që ka shpëtuar nga vjedhja masive.

Gjykatësi Rubert Mayo ka konfirmuar se Munday është në liri me kusht dhe ka thënë se ai do të dënohet.

Rita Ora është një prej këngëtareve top përfituese në Britani të Madhe, jo vetëm si këngëtare, por edhe si imazh i kampanjave super të shtrejta.

/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.