Rita Ora vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes
Rita Ora është mërzitur nga stili i flokëve i javës së kaluar, dhe ka vendosur ta ndryshojë.
Në mbrëmjen e së mërkurës ajo është parë në Hollywood, duke shkuar për në lokalin e natës më të preferuar nga fytyrat publike, me flokët e ngjyrosura në mënyrë interesante.
Rita po ashtu ka treguar pak më shumë nga trupi i saj, duke u dukur lezetshëm me një bluzë të hapur në pjesën e shpinës dhe duke festuar kështu publikimin e bashkëpunimit të saj me Chris Brown, “Body On Me”.


