Eko Higjiena

Rita Ora tregon detaje për stilin e jetës së saj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Si shqiptare e lindur në Kosovë, unë “vdes” për ushqimet e nënës sime. Ajo i bën shumë të shijshme sidomos pastat dhe ushqimet tjera tradicionale”, ka thënë Rita.Rita Ora vazhdon të pushtojë ballinat e revistave të njohura në botë.

Këngëtarja më e famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare kësaj radhe ka pozuar dhe ka dhënë intervistë për edicionin më të ri të revistës së njohur gjermane “Joy” .

Revista gjermane e përshkruan këngëtaren prishtinase si këngëtare me shumë stil dhe para se gjithash shumë simpatike.

“Rita Ora më këngën e saj të re “Body On Me”, jo vetëm që ka zënë vendin e parë në katër shtete, por ajo ka treguar sukses edhe si aktore, pastaj anëtare në jurinë e “The Voice” si dhe është imazh i markës së njohur të veshjeve “Adidas”, shkruan revista, përcjell “albinfo.ch”.

Për revistën “Joy”, talentja e njohur flet për stilin e saj të veshjes dhe nga kush frymëzohet. Ajo ka thënë se sa herë që nuk është në disponim, e shikon Pharrell Williams dhe gjen tek ai diçka të mirë.

ARKATANA

“Nëse unë kam një ditë jo të mirë, e shikoj një foto të tij dhe mendoj: Më duhet një kapele e tillë, një xhaketë dhe një palë xhinse të ngjashme si të tij. Kaq”, është shprehur Rita.

Më tej 25 vjeçarja shqiptare ka thënë se që e vogël i ka pëlqyer të eksperimentojë me stilin e veshjes së saj.

“Shumë njerëz e marrin jetën shumë seriozisht. Unë e marr shumë thjeshtë dhe me disponim. Ndihem mirë edhe kur eksperimentoj me veshje”

Por veshja nuk është e vetmja pikë e dobët e saj.

Ajo ka thënë se nuk arrin t’u rezistojë as ushqimeve sidomos atyre që i përgatit nëna e saj. “Si shqiptare e lindur në Kosovë, unë “vdes” për ushqimet e nënës sime. Ajo i bën shumë të shijshme sidomos pastat dhe ushqimet tjera tradicionale”, ka thënë Rita.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.