Eko Higjiena

Rita Ora thyen rekordin 30 vjeçar në Britani

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kane mjaftuar vetëm 6 vjet që nga 2012 kur Rita Ora, këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, të hyjë në historinë e muzikës britanike, duke u bërë si këngëtarja me më shumë këngë “single” në dhjetë vendet e para të klasifikimit muzikor zyrtar të muzikës, UK Charts.

Rita Ora, me këngën e fundit “Let you love me”, thyen kështu një rekord të mbajtur prej 30-vjetësh, duke kaluar rekordin e ikonës së muzikës britanike Shirley Bassey.

Rita Ora do të nxjerrë albumin e saj më të ri “Phoenix” në fund të nëntorit, ndërkohë që nga qershori i vitit të kaluar pesë nga këngët e saj kanë qenë çdo herë në dhjetë këngët më të mira të klasifikimit të këngëve më të mira në Britani, të njohur si UK Charts.

Fundamenti

Në një zhvillim tjetër, këngëtarja me origjinë shqiptare, sipas The Sunday Times të Londrës, bashkë me yje të tjerë të muzikës vendase si Ed Sheeran, Bob Geldof, Sting e etj i kanë dërguar një letër kryeministres britanike Theresa May, ku e paralajmërojnë për rrezikun e Brexit ndaj industrisë muzikore britanike, duke filluar nga turnet muzikore, shitjet, dhe legjislacioni për të drejtën e autorit.

Vitin e kaluar, industria britanike e muzikës pati një rritje prej 10 për qind, duke kapur shifrën e 92 miliardë stërlinave. Në letrën drejtuar Theresa May, ata paralajmërojnë se aksessi ndaj muzikës britanike do të shumohet duke e shndërruar atë në një “burg kulturor”./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.