Rita Ora tërheq vëmendjen me pozat atraktive nga shkretëtira në Utah

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rita Ora shfaqi figurën e saj trupore teksa pozoi për një seri fotografish mahnitëse me bikini gjatë një udhëtimi në Utah të dielën.

Këngëtarja 31 vjeçe, dukej sensacionale me bikni dy pjesëshe ngjyrë blu të errët teksa pozoi për një fotosesion mahnitës në shkretëtirë, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e shumë hiteve i la flokët e saj bionde të binin lirshëm poshtë shpatullave, ndërsa kishte vënë edhe një kapelë me vija.

Rita ndau me ndjekësit gjithashtu disa fotografi të tjera në këndvështrime të tjera, duke përfshirë një kur veshi një fustan me dizajn leopardi.

Anëtarja e jurisë së “The Masked Singer” kishte vendosur edhe një palë syze dielli me nuancë të verdhë.

Rita publikoi gjithashtu një fotografi të saj nga hera e fundit kur ishte në Utah, ku kishte një pamje më të zakonshme me një bluzë ngjyrë kremi dhe pantallona të ngjashme.

Hidromorava

Krahas postimit, ajo shkroi: “Tani dhe më pas… fotografia e fundit isha unë këtu në të njëjtin vend në vitin 2019, përr të qeshur sa ikën koha”.

Ndërkohë, Rita ka kaluar kohë në studion e regjistrimit gjatë procesit të incizimit të albumit të saj të tretë.

Ajo konfirmoi se ishte duke punuar në një album të tretë gjatë një interviste të vitit 2019 me Revistën “Marie Claire”.

Këngëtarja publikoi më parë albumin e saj debutues të titulluar “Ora”, në vitin 2012, dhe u prit me vlerësime përgjithësisht pozitive.

Albumi i saj i dytë “Phoenix”, u vu në dispozicion të fansave të saj në vitin 2018 dhe gjithashtu mori një pritje të ngrohtë kritike.

Muajin e kaluar, këngëtarja njoftoi se kishte nënshkruar një kontratë të re me label-in BMG që e lejonte atë të zotëronte të gjitha të drejtat e materialeve të saj muzikore. /Telegrafi/