Rita Ora shkëlqen në ngjyrën portokalli

Nuk është e rrallë që ajo të shfaqë figurën e saj të lakmueshme të trupit.Dhe Rita Ora dukej e pabesueshme ndërsa shijoi një ditë me diell në Los Angeles, shkruan DailyMail.Këngëtarja 30 vjeçare, shfaqi fizikun e saj të hijshëm në palestër ndërsa ishte e veshur me një palë geta ngjyrë portokalli.

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” i shtoi magji dukjes së saj me një palë syze të bardha dhe atlete bardhë e zi.Flokët e saj ishin të lidhura dhe të lëshuara prapa, duke i dhënë asaj një dukje edhe më tërheqëse.

Artistja me origjinë shqiptare gjithashtu kishte vënë një gjerdan prej ari dhe disa rrathë që kombinoheshin me veshjen.Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Rita përfundoi paraqitjen e saj në spektaklin e talenteve The Voice në Australi.

Rita i tha Daily Telegraph të dielën: “Unë jam shumë e ngazëllyer që jam pjesë e panelit të trajnerëve në ‘The Voice Australia këtë vit”.“Ndjehem kaq e nderuar të jem pjesë e një shfaqje ku të gjithë ndihemi kaq të frymëzuar dhe të shtyrë për t’i bërë ëndrrat të vërteta”.

Rita kaloi disa muaj në Australi duke punuar në “The Voice” ku u kuptua se ishte ‘transferuar’ në një shtëpi me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi gjatë qëndrimit të saj.Rita dhe Taika zbuluan publikisht lidhjen e tyre në fund të prillit, kur mbërritën së bashku në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under” në Shtëpinë e Operës të Sydneyt.Ata shmangën fotografimin e përbashkët në tapetin e kuq, por gjithsesi u kuptua që mes tyre kishte diçka.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS