Eko Higjiena

Rita Ora shkëlqen me dukjen në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2023

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ajo njihet për dukjet e saj plot stil.

Dhe Rita Ora tregoi kredencialet e saj të modës ndërsa mbërriti në tapetin e kuq në MTV Video Music Awards 2023 në New Jersey të martën (12 shtator).

Këngëtarja, 32 vjeçe, kishte veshur një fustan të zi pa shpatulla, i cili përmbante mëngë të gjata për këtë rast.

Ajo e kompletoi ‘look’-un me taka argjendi me shkëlqim me platformë, të cilat ia rritën lartësinë dhe i shtuan pamjes elegancë.

Rita dukej tërë shkëlqim teksa pozonte para kamerave. Ajo la flokët e saj të gjata bionde në një stil të valëzuar dhe zgjodhi një grim të theksuar.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u drejtua nga Nicki Minaj, duke shënuar vitin e saj të dytë radhazi në këtë rol. Është hera e parë që ceremonia mbahet të martën.

RCCOLA

Duke u transmetuar drejtpërdrejt në më shumë se 150 vende, spektakli global i mbushur me fansa nderon videoklipet më të mira të vitit të kaluar me performanca të paharrueshme, homazhe epike dhe paraqitje mahnitëse nga yjet më të mëdhenj të muzikës.

Një kategori e re çmimesh është prezantuar këtë vit me titull ‘Show of the Summer’ që do të vendoset tërësisht nga fansat.

Ylli latin Shakira mori çmimin Michael Jackson “Video Vanguard Award”, teksa ikona e hip-hopit Diddy pranoi çmimin “Global Icon”.

Këtë vit, e gjithë lista e kandidatëve për “Artistin e Vitit” u përbë nga artiste femra për herë të parë ndonjëherë, çmimi që u fitua nga Taylor Swift, e cila gjithashtu kryesoi artistët me më shumë nominime.

Taylor tashmë mbante rekordin për më shumë fitore ndonjëherë me tre për “Bad Blood” (2015), “You Need To Calm Down” (2019) dhe “All Too Well: The Short Film” (2022) kështu që ajo tani rriti rekordin në katër çmime. /Telegrafi/