Fundamenti

Rita Ora shkëlqen me dukjen e saj plot stil në Javën e Modës në Paris

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ajo është duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj në Javës së Modës në Paris.

Rita Ora mori vëmendjen edhe një herë, pasi ajo la hotelin e saj për të marrë pjesë në prezantimin e koleksionit të ri nga “Miu Miu” në SS20, në kryeqytetin francez të martën pasdite, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Krijuesja e hitit “Your Song”, 28 vjeçe, ktheu kokën ndërsa tregoi figurën e bujshme trupore në një mini-fustan kremi, plot elegancë.

Fustani i dizajnuar me diamante të ndezura, bëri që dukja e këngëtares shqiptare të ishte edhe më atraktive.

Artistja e lindur në Prishtinë, e sofistikoi pamjen e saj me zgjedhjen e duhur të aksesorëve, ndërsa kishte vënë një palë doreza, që e bënë të dukej edhe më joshëse.

HW

Një palë syze klasike klasike nuk munguan për të perfeksionuar stilin e këngëtares Ora, e cila në modë investon thuajse paralelisht me muzikën.

Rita së fundmi në një intervistë për Daily Star Online, foli hapur rreth seksualitetit të saj, duke thënë se i vjen keq që dëgjon zëra ose lajme në media që ajo është në lidhje me çdo mashkull me të cilin takohet.

Duke folur për jetën e saj të dashurisë, Rita tha: “Unë admiroj bukurinë nga burrat dhe gratë. Unë i shoh gjërat pa pamjen e jashtme dhe pa gjini, për mua ka të bëjë me personin”.

Rita – e cila është konfirmuar se do t’i bashkohet panelit gjykues në shfaqjen e talenteve të reja “The Masked Singer”, vitin e kaluar publikoi këngën “Girls”, e cila trajtonte temën e biseksualitetit dhe dashurisë për veten. /Telegrafi/

Rita Ora shkëlqen në Javën e Modës në Paris (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.