ARKATANA

Rita Ora shkëlqen me dukjen dhe performancën në eventin amfAR

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rita Ora ka shkëlqyer në perfomancën e saj të radhës në gala mbrëmjen e eventit amfAR.

Këngëtarja shqiptare u pa e veshur me një fustan elegantë dhe të zi me një dekolte të hapur teksa performoi si e ftuar speciale në Dallas të Teksasit të shtunën mbrëma.

Këngëtarja, 30-vjeçare ishte në qendër të vëmendjen kur mbërriti në “TWO x TWO” në ngjarjen e organizuar për AIDS, shkruan DailyMail.

Veshja e yllit të popit, Rita, ishte e mbështjellë në bel me disa detaje prej fijeve, të varura përpara. Pjesa e sipërme e saj përputhej me pantallonat prej sateni.

Artistja mbante një çantë të zezë dhe me buzët të lyera me të kuqe të ndezur për t’i shtuar më shumë ngjyrë pamjes së saj mahnitëse. Flokët e saj të gjatë bionde i ranë mbi supe teksa ajo pozoi tërë shkëlqim në këtë event.

FIDANISHTJA

Rita u ngjit në skenë duke vënë në dukje se sa e lumtur ishte që u kthye në skenë pas kufizimeve të pandemisë.

Ish-gjyqtarja e X Factor këndoi hitin e saj të vitit 2017 “Anywhere” duke bërë publikun që ngrihej në këmbë për të kërcyer.

“Faleminderit amfAR Dallas ishit të mrekullueshëm si gjithmonë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve që ndau me fansat.

Ndërkohë, Rita këtë javë postoi një foto të rrallë familjare t’i uruar ditëlindjen motrës së saj më të madhe, Elenës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.