UBT

Rita Ora shkëlqen gjatë paraqitjes së radhës në “The Voice Australia”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ylli shqiptar me renome ndërkombëtare, Rita Ora ka sjellur të tjera imazhe për miliona fansa të saj në Instagram.

32-vjeçarja mbetet e angazhuar në rolin e jurisë në spektaklin “The Voice Australia”, dhe artistja ka mahnitur me dukjen në paraqitjen e radhës.

E veshur me një fustan ngjyrë ari të ngushtë pa mëngë, i kompletuar me doreza të ngjashme dhe këpucë me taka me të njëjtën ngjyrë, autorja e “Don’t Think Twice” dukej tërë shkëlqim.

Në pozat e shkrepura në prapaskenë, krahas atyre solo, Rita u pa edhe me anëtarin tjetër të jurisë, Jason Derulo.

Uji Dea

“Çfarë nate në “The Voice Australia”!! Kaq shumë talent këtu është çmenduri. Kush ishte i preferuari juaj në Team Jason, Jess, Guy apo Rita deri më tani?”, ka shkruar ylli i muzikës në mbishkrim.

Theksojmë që mes angazhimeve të tjera, Ora sapo ka lansuar albumin e ri “You & I”, që është i tretë në karrierë dhe vjen pas “Ora” në vitin 2012 dhe “Phoenix” në 2016.

Rita ndërkohë së fundmi ndau pamjet e para nga ceremonia private e martesës me regjisorin e famshëm, Taika Waititi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.