Fundamenti

Rita Ora, refugjatja me kontribut në jetën britanike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila banon në Londër, është një nga refugjatët e kohëve të fundit që ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në jetën britanike.

Ky fakt del dhe vlerësohet pas një sondazhi të kryer në Britani në lidhje me kontributin e refugjatëve në kulturën dhe trashëgiminë britanike. Sipas sondazhit ‘The Britain Thinks’, ku janë anketuar rreth 2000 vetë dhe që koinçidon me lançimin e javës së refugjatëve për këtë vit, Rita Ora, e cila menaxhohet nga reperi me famë botërore Jay-Z, ka ardhur në Londër në fillim të viteve ’90, kur ajo ishte afro 1 vjeç.

Rita Ora është emri i saj artistik, pasi mbiemri i vërtetë është Sahatçiu dhe Top-Cannnel ka mësuar se me origjinë të largët ajo është nga Shkodra, ndërkohë që vetë ka lindur në Prishtinë. Shumica dërrmuese e të anketurve, rreth 94%, besojnë se historia e plotë e Britanisë përfshin edhe rolin që ka luajtur Britania për mbrojtjen e refugjatëve.

Eco Higjiena

Kryetari i aktivitetit “Java e Refugjatëve”, Maurice Ëren, thotë se “sondazhi flet për kontributin e vlefshëm që kanë dhënë refugjatët për historinë dhe trashëgiminë britanike, duke sjellë me vete një talent të jashtëzakonshëm, aftësi dhe njohuri dhe duke e shndërruar Britaninë në atë vend që është sot, pikërisht në një vend të pasur, divers dhe tërë gjallëri.”

Rita Ora është sot një emër mjaft i madh i muzikës britanike dhe nuk ka ditë që të mos jetë e pranishme në median e shkruar apo atë online. Rita Ora tërë krenari nuk lë rast pa përmendur origjinën e saj shqiptare, madje edhe në festivalin e fundit muzikor me famë botërore, atë të Glastonbury-it përpara disa ditësh, transmetuar në mbarë botën, ajo në sfond kishte një tabelë rrugësh ku lexohej fjala Prishtinë.