Fundamenti

Rita Ora provokon…

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Rita Ora tregoi figurën e saj të pabesueshme të trupit teksa doli në Soho të New Yorkut të hënën.

Këngëtarja 32 vjeçe, i la pak vend imagjinatës teksa u shfaq me një kostum sportiv ngjyrë të gjelbër, tejet i ngushtë i cili theksonte linjat e saj, shkruan DailyMail.

Ajo veshi një palë atlete të çuditshme, ndërsa për aksesorë kishte vendosur një palë syze dielli të mëdha dhe një kapele të bardhë bejsbolli.

Rita mbante një çantë të madhe, ndërsa doli nga një automjet i zi dhe shkonte në palestër për stërvitjen e saj në mëngjes.

Interpretuesja e hitit “You Only Love Me” dukej se kishte fytyrë të freskët, ndërsa flokët e saj të artë ishin stiluar në kaçurrela të lirshme natyrale.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Rita zbuloi se ajo pati një grindje me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, gjatë xhirimeve të klipit të saj më të fundit “Praising You”, në të cilin ai është regjisor.

Këngëtarja publikoi këngën e saj të re “Praising You”, një ripërpunim modern i këngës klasike të Fatboy Slim të vitit 1999 me titull “Praise You”.

Klipi i këngës e shfaq Ritën dhe një grup kërcimtarësh duke performuar përballë Fatboy Slim në skenë dhe ideja dhe koncepti i klipit janë realizuar nga bashkëshorti i Ritës, i cili është fitues i çmimit “Oscar”.

Gjatë një interviste të fundit në Heart FM, Rita u pyet se si ishte të punonte në një projekt me bashkëshortin e saj.

Hidromorava

Ajo pranoi se ishte paralajmëruar për këtë, duke shpjeguar: “Të gjithë thanë ‘mos e bëj, mos puno me ata që do, nuk funksionon kurrë’, dhe unë mendova pse jo?”.

Rita vazhdoi: “E dini çfarë, unë vërtet e respektoj atë, e admiroj vërtet kontributin e tij krijues dhe ne dolëm me një video argëtuese, jo serioze, pak si origjinali, njësoj si një festë e rastësishme kërcimi, ja çfarë është kjo”.

Megjithatë, kur u hetua nëse kishte ndonjë tension, ajo rrëfeu: “E vetmja gjë për të cilën patëm frikë ishte për mua që u vonova në xhirime sepse grimi im nuk po shkonte siç duhet, dhe ai ishte si: ‘Nxitoni, ne po humbasim kohë’ dhe unë isha sikur ‘Më falni’.

“Është shumë bukur të jesh në gjendje të bashkëpunosh me ata që në të vërtetë i respekton. Më pëlqen vërtet truri i Taikas. Ti më kupton se ku e kam fjalën? Kjo ishte ajo me të cilën u dashurova vërtet. Ai më mëson gjëra çdo ditë… ne ishim shtrirë dhe ishim vetëm duke parë një film kur e morëm inspirimin për të bërë këtë klip. Ne i xhiruam të gjitha skenat brenda një dite”, rrëfeu Ora.

Diku tjetër në bisedën e saj me Apple Music, Rita foli për jetën e saj në të 30-at.

Ajo mendoi: “Unë i quaj ato të 20-tat e çrregullta sepse mendoj se ndonjëherë me ato gabime, ne nuk do të ishim ata që jemi sot”.

“Dhe jam në një moment të jetës sime ku ndihem kaq e kënaqur dhe ndihem sikur vërtet dua ta ndaj atë rehati me fansat e mi dhe dua që njerëzit të ndihen të sigurt kur dëgjojnë muzikën time. Unë dua që njerëzit të ndihen të lirë”.

“Unë me të vërtetë dua të përpiqem të përhap atë ndjenjë sigurie. Ju më kuptoni se ku e kam fjalën? Sidomos tani më shumë se kurrë. Ndihem mirë të kesh diçka për të shkruar. Sapo filloi si një ditar i vogël dhe është kthyer në këtë histori dashurie për fansat e mi dhe gjithashtu për këdo që dëshiron të ndjejë pak nga kjo”, përfundoi Rita. /Telegrafi/