RCCOLA

Rita Ora përfundon turneun e koncerteve: Faleminderit që ishit çdo moment me mua

/ 2 minuta lexim

Rita Ora vazhdon të jetë një emër mjaft i suksesshëm në tregun muzikor botëror.

Këngëtarja shqiptare, e cila numëron hite të shumta, ka filluar turneun e koncerteve ‘Phoenix’ tash e një kohë, dhe siç duket tashmë ka përfunduar koncertet e verës.

Kjo u bë e ditur nga vet ajo, derisa ka sjell pamje nga koncerti i saj i fundit i mbajtur në Berlin (Gjermani), ndërsa falënderon publikun që i qëndroi gjithnjë afër.

“Festivali im i fundit për këtë verë. Keni vizituar këtë set të mahnitshëm për turneun tim dhe festivalet verore që nga fillimi i vitit në të gjithë botën dhe nuk mund të kisha dëshiruar për një shfaqje më të mirë të fundit @lollapaloozade !!! Faleminderit për të gjithë ata që erdhën të më shohin në çdo moment! Ju dua të gjithëve”, ka shkruar mes të tjerash 28-vjeçarja.

Hidromorava

Bukuroshja dje po ashtu është hapur edhe njëherë rreth biseksualitetit të saj, duke thënë se nuk sheh gjini.

E njëjta mohon të ketë pasur ndonjëherë lidhje me këngëtarin Liam Payne, edhe pse shoqërohen vazhdimisht së bashku.

Ndërkaq, sa i përket projekteve muzikore “New Look”, është kënga e fundit që ka lansuar me klip e tekst të veçantë. /Telegrafi/