Hidromorava

Rita Ora: „Nuk ka asgjë të keqe të jesh seksi”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ajo ka qenë këngëtarja më “hot” që ka performuar të premten në Cyrih, në sallën më të madhe të Zvicrës, para 13 mijë vetave.

Të premten mbrëma në spektaklin “Energy Stars For Free” që u mbajt në Cyrih, Rita Ora ka qenë atraksioni më i madh. Ajo madje është vlerësuar si këngëtarja më “hot” që ka performuar atë natë në sallën më të madhe të mbuluar të Zvicrës, në Hallenstadion, para 13 mijë vetave.

Rita Ora ka folur për mediet e këtushme se si e ndien veten si super yll dhe si person pas të cilit vrapojnë fotografët. “Brenda një viti jeta ime ka ndryshuar plotësisht. Papritur, shikuesit këndojnë tekstet e këngëve të mia dhe rrugëve më ndjekin kamerat”. Por ajo thotë se kjo nuk e ka bërë qëtë “humbas kokën”.

Është babai i saj që e ka mësuar të mos dorëzohet dhe të punojë shumë. “Ne kemi ardhur nga asgjëja. Jam e lindur në Prishtinë, Kosovë. Ne ishim të varfër dhe mbretëronte lufta. Babai im kishte guximin që bashkë me ne të arratisej në Londër dhe të fillonte edhe njëherë nga fillimi. Për këtë arsye unë e adhuroj atë”.

Uji Dea

Lidhur me meshkujt në jetën e saj, Rita thotë se aktualisht nuk ka të tillë. “Lidhjet janë bërë të vështira për mua. Biznesi i muzikës dominohet nga meshkujt. Prandaj, më duhet të paraqitem me siguri në vetvete, për tu dëshmuar. Dhe kjo paraqitje djaloshare i frikëson shumë meshkuj.

Ndër artistet që vlerëson më së shumti Rita janë aktoret klasike si Marilyn Monroe dhe Rita Hayworth. “Ato dinin se si mund ta përdorë një grua trupin e saj”.

Ndërkaq edhe ajo vetë e pranon se tenton ta bëjë po këtë gjë. “Unë luaj me kënaqësi me sharmin tim. Ne femrat do të duhej të përdorim “armët” tona shumë më shpesh. Nuk është as marrëzi dhe as diçka e keqe që të jesh seksi. Por, unë i kam kufijtë. Krejtësisht lakuriqe mund të më shohin vetëm në dhomën e gjumit”, ka përfunduar Rita Ora(albinfo).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.