Mobi Casa

Rita Ora në podcastin e famshëm amerikan: Jam lindur në atë që tani është Kosovë, dikur ishte pjesë e Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, së fundmi ka qenë e ftuar në podcastin e famshëm amerikan të ‘Dear Media Studio’.

Ajo ka folur për karrierën e saj të suksesshme në muzikë dhe sigurisht për origjinën e saj, Kosovën.

Teksa iu përgjigj pyetjes për rrënjët e saj shqiptare, 33-vjeçarja tha se është e lindur në shtetin që sot e quajnë Kosovë, por që dikur ishte pjesë e Shqipërisë.

“Unë jam lindur në Kosovë, Shqipëri. Mirë, tani është Kosovë por dikur ishte pjesë e Shqipërisë. Dhe pastaj u shpërngula në Londër kur isha një vjeçe”, tha Ora.

Uji Dea

Moderatorja e podcastit tha se ka shumë shqiptarë të famshëm në industrinë e muzikës botërore, për të cilët Rita u pajtua dhe u shpreh shumë krenare për të arriturat e tyre.

“Po është bukur t’i shohësh. Kur unë fillova në vitin 2012, nuk kishte. Kështu që tani ne kemi Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe është e mrekullueshme”, tha interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down”.

Rita përndryshe ka vizituar vendlindjen e saj, Prishtinën ,vetëm pak javë më parë ku edhe kremtoi ditëlindjen e saj të 33-të dhe takoi krerët më të lartë të vendit. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.