Fundamenti

Rita Ora me një paraqitje tjetër elegante në festën e Fondacionit “Labelle” në Los Angeles

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rita Ora mori sërish vëmendjen e veshur me një mini-fustan për festën e Fondacionit “Labelle” në Los Angeles të hënën.

Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej e bujshme kur doli nga vendi me një jelek me lëkurë krokodili me çizme të larta deri në gju, shkruan DailyMail.

Rita i mbante flokët e saj bionde në një stil joshës, të cilat valëviteshin lirshëm nga fryma rrugëve të Kalifornisë.

Grimi i saj u aplikua në mënyrë të përsosur me sy të hijezuar mahnitës dhe shkëlqim neutral të buzëve.

Ajo u sigurua që të dokumentonte paraqitjen joshëse në Instagram, përmes disa fotografive që ndau me ndjekësit e saj.

Mobi Casa

Rita shkroi ”A nuk jeni të impresionuar?”, në mbishkrimin e një prej fotografive, ku shfaqej e shoqëruar nga qeni i saj.

Këngëtarja dhe skenaristi fitues i çmimit “Oscar” bënë një tjetër paraqitje të përbashkët në premierën hollivudiane të Marvel, “Eternals” në El Capitan Theatre.

Taika, 46 vjeç dhe Rita thuhet se filluan romancën e tyre në Down Under në fillim të marsit para se të dilnin publikisht në Instagram muajin tjetër.

“Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, i tha Ora revistës “Vogue Australia” muajin e kaluar kur u pyet për marrëdhënien. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.