FITORJA

Rita Ora, më e bukur se Sofia Vergara, Scarlett, Selena…

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndërsa dalëngadalë po pushton zemrat e miliona fansave në mbarë botën, këngëtarja kosovare Rita Ora nuk qëndron anash edhe sa i përket bukurisë së saj. Kështu, ylli i muzikës ka arritur që të renditet lartë në toplistën e femrave më të bukura në botë, duke lënë pas vetes shumë emra të njohur nga bota e shoubinzesit, të cilat me vite kanë qenë të renditura lartë në këto lista.

Dhe rasti më i ri është toplista e revistës së njohur “FHM”, e cila bukuroshen kosovare e ka renditur në pozitën e 15-të si femra më e bukur në botë.

Rita ka arritur të marrë një numër të konsiderueshëm të votave të lexuesve të kësaj reviste dhe me këtë ajo ka lënë pas vetes emra si Sofia Vergara, Selena Gomez, Rosie Huntington-Whiteley, Scarlett Johansson, Bérénice Marlohe, e shumë të tjera.

Hidromorava

Dhe vetë Rita ka deklaruar se ndjehet e befasuar me këtë renditje në këtë listë, por njëherit e nderuar që ka arritur të jetë në mesin e shumë bukurosheve të cilat sot rrezatojnë me pamjen e tyre atraktive. “Nuk kam menduar se do renditesha në pozitë kaq të lartë. Është kjo një befasi për mua. Por prapë ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që jam në mesin e shumë bukurosheve që sot dominojnë në skenën e bukurisë”, ka deklaruar ajo.

Rita kohëve të fundit përveç suksesit që po ia arrin me këngën, ajo gjithashtu po vlerësohet lartë edhe për stilin e saj të veçantë të veshjes, pasi kombinimet e saj po marrin nota të larta nga njohësit e modës. Dhe kjo ka bërë që ajo të ketë oferta të shumta për të reklamuar shtëpi të ndryshme të modës si dhe të jetë e pranishme edhe në ngjarjet ku bëhet vlerësimi i kreacioneve të reja. Po ashtu, ajo kohëve të fundit është mjaft e angazhuar në koncerte të ndryshme, por edhe në realizimin e projekteve të reja muzikore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.