HW

Rita Ora magjeps me dukjen në “American Idol”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është shfaqur me një dukje tejet elegante së fundi në ‘Instagram’.

Ajo ka pozuar në krah me artisten Katy Perry në xhirimet e spektaklit “American Idol”.

Këngëtarja shqiptare mori pjesë si e ftuar speciale në spektaklin më të shikuar të talenteve të reja në Amerikë, për të promovuar këngën e saj të fundit “Finish Line”.

Rita dukej tejet bukur e veshur me një xhaketë sportive të kuqe, e cila binte shumë në sy, të cilën e kombinoi me një fund të kuq, shkruan DailyMail.

Flokët e saj bionde ishin të stiluara në stilin e kaçurrelave voluminoze dhe ajo e kompletoi pamjen e saj me një makijazh magjepsës për të theksuar tiparet e saj të bukura.

Uji Dea

Katy dukej po aq mahnitëse e veshur me një fustan të zi të ngushtë, të dizajnuar me disqe të pasqyruara që shkëlqenin nën drita.

“Betohem që nuk isha aty për të parë ‘beben’ time që më ka marrë shumë malli”, shkroi ndër të tjerash Rita në një sërë fotografish të publikuara në profilin e saj t♪7 ‘Instagramit’.

Rita krijoi këngën e re me këngëtaren fituese të çmimeve Diane Warren, 65 vjeçe, si pjesë e një nisme të re feministe për të inkurajuar barazinë midis burrave dhe grave.

Ato dhanë premierë një klip ekskluziv gjatë emisionit, ndërsa drejtuesi Ryan Seacrest i intervistoi drejtpërdrejt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.