ARKATANA

Rita Ora konfirmon ardhjen në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këto ditë Rita Ora ka qenë kryetemë e medieve botërore.

Rita bashkë me Dua Lipën dhe Bebe Rexhën ka qenë të dielën pjesë e ceremonisë “Grammy Awards 2018”, shkruan lajmi.net.

Paraqitja e saj në tapetin e kuq është komentuar shumë, ajo ka pranuar vetëm komente pozitive dhe është rënditur në mesin e personazheve me veshjen më të mirë në këtë event.

“Vogue Magazine” ka përgatitur një storie për Ritën gjatë rrugës për në vendin ku po mbahej ceremonia.

FIDANISHTJA

Derisa gjendej në veturë Rita zbuloi për “Vogue” të gjitha planet e saj për këtë vit, e ndër të tjera ajo ka konfirmuar edhe ardhjen në Kosovë.

“Gjatë rrugës për shoun e ndarjes së çmimeve të mëdha në “Madison Square Garden”, Ora ndau me ne gjithçka që planifikon këtë vit- një turne në Amerikë dhe Evropë, një album të ri, një udhëtim misionar në shtëpinë e saj, Kosovë – duke ofruar gjithashtu disa këshilla se si ajo zotëron stilin e qilimit të kuq”, shkruan ndër të tjera “Vogue”.

Kujtojmë që ditë më parë nga instituconet tona ishte konfimuar ardhja e Ritës në Kosovë për një koncert me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, megjithatë kishte dyshime ngase nuk kishim parë ende konfirmim nga ana e Ritës, e kjo deklaratë për “Vogue” tregon se ajo po vjen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.