ARKATANA

Rita Ora kërkon ndryshimin e klasës politike në Kosovë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Rita Ora tashmë ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyeshme në Britaninë e Madhe. Momentalisht, është ndër personalitetet më të kërkuara në ngjarjet e mëdha, këngët e saj kryesojnë toplistat botërore, ndërsa fytyra e saj zbukuron ballinat e shumë revistave të njohura dhe reklamave, Transmeton Zeri.info.

Mirëpo, ajo gjithashtu gjen kohë që të merret edhe me punën e ambasadores së nderit e Kosovës. Kohë më parë gjatë një interviste për gazetën britanike ‘Independent’, ka deklaruar se qëllimi i saj është që të rinjtë e Kosovës t’i mësoj që të kenë fuqinë për të ndryshuar sistemin politik.

ARKATANA

“Problemi është në sistemin arsimor. Nuk e dimë se çfarë ndodh në politikë dhe prandaj njerëzit nuk votojnë. Pse të votojnë kur nuk e dinë se çfarë po ndodh? Dua të ndryshoj sistemin arsimor dhe t’u ofroj atyre një formë të shkollimit kreativ”, ka deklaruar bukuroshja kosovare, shkruan më tutje Zeri.info.

“Ajo që unë kam arritur, është rastësi e rrallë në vendin tim. Më duhet të gjej mënyrën që edhe të tjerëve t’ua mundësojë këtë”, ka shtuar ajo./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.