Rita Ora ka mahnitur me paraqitjen e saj

Rita Ora ka mahnitur me paraqitjen e saj trupore, teksa u shfaq me një veshje provokuese të kombinuar gjatë një performance surprizë së bashku me aktorin Will Smith, të mërkurën pranë stacionit King’s Cross në Londër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këngëtarja 34-vjeçare dhe aktori i famshëm 56-vjeçar ndezën atmosferën mes fansave duke marrë pjesë në një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok LIVE me DJ AG në këtë zonë të njohur të veriut të Londrës.
Rita tregoi format e saj trupore me një xhaketë të shkurtër bardh e zi, të kombinuar me një palë pantallona të shkurtra me të njëjtin dizajn.