Rita Ora: Jam e shokuar, JO armëve kimike në Shqipëri

Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë thirrje që shqiptarët të ngrenë zërin për të mos lejuar ardhjen e armëve kimike siriane në Shqipëri.
Në një mesazh të saj, ajo thotë se është e terrorizuar nga ajo që po ndodh në Shqipëri.
“Sapo kam marrë disa mesazhe nga fansat e mi, që më informojnë për atë që po ndodh në Shqipëri. Jam totalisht e shokuar dhe e terrorizuar. Më vjen keq që nuk mund t’ju ndihmoj aty sepse kam ngecur në studio. Jam me ju djema, le të ngremë të gjithë zërin për të ndaluar shkatërrimin e këtyre armëve kimike në Shqipëri. të gjithë së bashku të shpëtojmë kulturën tonë, KOMBIN TONE,” shkruan Rita Ora, transmeton Gazeta Tema.