Uji Dea

Rita Ora, homazh gjyshit të saj Besim Sahatçiu

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Rita Ora i ka bërë homazh sot gjyshit të saj, intelektualit dhe regjisorit të njohur, Besim Sahatçiu. Nëpërmjet rrjetit Instagram, Rita ka postuar disa fotografi të tij, duke ia dedikuar edhe njëherë të gjitha arritjet e saj në muzikë, pikërisht atij, i cili sipas saj, ka qenë i pari që ka besuar tek ajo.

“Më mungon Gjyshi…Besim Sahatçiu. Të dua. T`i më bërë të besoj se kjo është e mundur. Historitë e tua, filmat e tu janë aq të mrekullueshëm. Ti besove tek unë më parë nga të gjithë. Dreqin sa “gansta” që ishe. Mos u përziej në telashe atje lart. Të do, Rita Pita.”- shkruan ajo në Instagram, ndërsa njëra pas tjetrës, poston fotografi të regjisorit gjatë punës së tij.

UBT

Besim Sahatçiu është regjisor i disa filmave:
1983 Nabujala reka
1981 Swelling River
1981 Tre vetë kapërcejn malin
1980 Tito e Kosova 79
1979 Era e Lisi
1977 Duke pritur Godon
1977 Pasqyra
1976 117
1975 Tito in Kosovo
1975 Pehlivanët
1975 Trimi
Ai lindi më 2 tetor 1935 në Pejë, dhe u nda nga jeta më 18 tetor 2005 në Prishtinë.