RCCOLA

Rita Ora fotografohet në aeroportin e Sydneyt me motrën e saj, ndërsa duket sportive në të zeza

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Rita Ora ka dalë nga aeroporti i Sydneyt së bashku me motrën e saj Elenën.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop mbërriti me një limuzinë dhe kaloi me një valixhe të vogël të kuqe me rrota, shkruan DailyMail.

33-vjeçarja mbante një shishe uji të markës “Frank Green” ngjyrë rozë dhe jeshile të ndezur, e cila ishte monogram me emrin e saj dhe një zemër të gravruar në argjend.

Rita tregoi figurën e saj mbresëlënëse të trupit me një veshje të ngushtë, duke përfshirë një bluzë me mëngë të shkurtra.

Ajo e kombinoi atë me dollakë të zeza, të veshura me çorape shumëngjyrëshe dhe atlete të errëta të markës “Nike”.

Interpretuesja e hitit “Only Want You” dukej se kishte një makijazh minimal të aplikuar në fytyrë dhe kishte vënë syze dielli.

Rita i tërhoqi flokët e saj në një topuz dhe e përfundoi veshjen me byzylykë dhe rruaza.

Kjo vjen pasi këngëtarja më në fund konfirmoi në janar se ajo dhe regjisori Taika Waititi, 47 vjeç, zyrtarisht ishin martuar dhe ishin bërë burrë e grua.

Duke folur në Heart Radio Breakfast, ajo tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve”.

Mobi Casa

“Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por në klipin tim të ri po luaj në atë që mund të ishte”.

Duke folur për ditën e madhe të martesës, Rita tha: “Ishte e përsosur. Ishte pikërisht ashtu siç doja. Ishte e bukur dhe perfekte. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete, ndonjëherë ka qenë e këndshme dhe e ëmbël”.

“Më falni që nuk është aq interesante. Një ditë do të bëj një dasmë të madhe”, theksoi Rita.

Duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë mbiemër Ora. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende”.

Publikimi i fundit muzikor i Rita Orës ishte kënga “You Only Love Me” në janar, kënga e saj e parë solo që nga viti 2020, “How To Be Lonely”.

Menjëherë pasi konfirmoi martesën e saj me Taikan, në klip ajo mund të shihet duke u përgatitur për një martesë imagjinare.

Interpretuesja e hitit “Your Song” aktualisht ndodhet në Australi për xhirimet e spektaklit “The Voice Australia”, ku për të tretin vit është trajnerë. /Telegrafi/