Fundamenti

Rita Ora flet për karrierën dhe pasionet e saj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja Rita Ora ka tani një angazhim të ri në karrierën e saj. Ajo është drejtuesve e një konkursi ku djemtë kualifikohen ose eliminohen për t’u bërë pjesë e një grupi muzikor.

Njëra nga këngëtaret më të famshme shqiptare është Rita Ora.

Por, ajo është shumë prezente edhe në fushën e modës.

Së fundi ajo ka nisur edhe një ‘punë të re’. Rita është një prej drejtuesve të një konkursi ku djemtë kualifikohen ose eliminohen për t’u bërë pjesë e një grupi muzikor. Ajo rrëfen pasionet e saj, çfarë ka mësuar me kalimin e viteve në skenë në qendër të vëmendjes dhe çdo të thotë modë, për të, raporton ‘Zëri i Amerikës’.

Rita Ora drejton konkursin e ri të këngës “Boy Band” në televizionin ABC, ku djemtë e rinj këngëtarë konkurrojnë për t’u bërë anëtarë të një grupi muzikor me pesë vetë.

UBT

Në emision marrin pjesë producenti Timbaland, Nick Carter i grupit “Backstreet Boys” dhe Emma Bunton e “Spice Girls”.

Rita Ora e ka pasionin të shprehet përmes stilit të saj. Ajo drejtoi gjithashtu edhe një sezon të spektaklit “Top Modelja e ardhshme e Amerikës”.

Sipas Orës, nuk ka rregulla kur bëhet fjalë për modën, pasi stili është individual:

“Moda është një moment, është mënyrë jetese, është frymëmarrja jote. Ndikon aq shumë tek komuniteti, kultura, të rinjtë, prandaj mendoj se shkon përtej asaj që mund të konsiderohet gjetje jo aq e pëlqyeshme”.

Këngëtarja 26-vjeçare thotë se mesazhi që do që t’u përcjellë vajzave të reja është, të jenë vetvetja dhe të mbështesin njëra-tjetrën sepse siç thotë ajo, të bashkuara vajzat kanë më shumë forcë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.