Mobi Casa

Rita Ora flet për ditën kur u shpall Pavarësia e Kosovës: Para 15 viteve jeta ime ndryshoi përgjithmonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja shqiptare me famë globale, Rita Ora, ka uruar përvjetorin e 15-të të Republikës së Kosovës me një video-mesazh.

Ajo ka falënderuar të gjithë shqiptarët përmes Radio Transmetuesit Publik të Kosovës, duke iu urar 15 vite shtetësi.

“Përshëndetje RTK, jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë”, fillon video-mesazhin e saj artistja shqiptare.

Rita Ora në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (Foto: ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images)

Mobi Casa

Më tutje, interpretuesja e hitit “Shine Ya Light” ka thënë se e mban mend ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si një prej më të rëndësishmeve në jetën e saj, e cila nga ajo ditë ndryshoi rrënjësisht.

“Para 15 vitesh, jeta ime me të vërtetë ndryshoi përgjithmonë. Ju kam parë të gjithë juve, e kam ndjerë përkrahjen në gjene, për diçka të cilën do ta kem timen përjetësisht. Tani, kur u ktheva atje për përvjetorin e 10-të të Pavarësisë së Kosovës, kur u paraqita, kur u bëmë bashkë për të festuar, kalum mirë apo jo? Sigurisht që po! Pra tani dua t’ju them: Urime Pavarësinë, Kosovë. Faleminderit për të gjitha vitet e krenarisë e mbështetjes që më keni dhënë, faleminderit që më keni dhënë mundësinë të vezulloj, e që zemra ime të lulëzojë. Shpresoj t’ju bëj krenarë, sepse pa ju, nuk e di se çfarë do isha! Ju faleminderit pra dhe jua du”, ka thënë tutje këngëtarja shqiptare në urimin e saj.

Rita Ora përndryshe që nga viti 2015 gëzon titullin Ambasadore Nderi e Kosovës, në sajë të promovimit që ia ka bërë vendit të saj në rrafshin ndërkombëtar.

në vitin 2018, ajo u dekoruar edhe me Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë nga presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, hashim Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.