FITORJA

Rita Ora flet në emisionin e famshëm amerikan “The View” për Kosovën: Po të mos emigronim, me gjasë nuk do të isha këtu ku jam sot

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ylli shqiptaro-britanik Rita Ora ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e njohur amerikan, “The View”, ku ka ndarë me audiencën detaje të rëndësishme nga jeta e saj personale dhe karriera e suksesshme.

Në këtë intervistë, Rita Ora ka hapur një dritare në jetën e saj, duke ndarë momente të rëndësishme dhe emocionuese nga rrugëtimi i saj nga Kosova në skenën muzikore ndërkombëtare.

Në një moment të veçantë, këngëtarja ka kujtuar periudhën kur ishte vetëm një vjeçare dhe familja e saj u shpërngul nga Prishtina në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

FITORJA

“Dua të them, isha një vjeçe dhe prindërit e mi u treguan shumë të guximshëm, dhe unë jam falënderuese, sepse po të mos e bënin, me shumë mundësi nuk do të isha e ulur me juve në këtë tavolinë”, tha Rita Ora, duke shprehur një përshtypje të ndjeshme për vendimin e guximshëm të prindërve të saj për t’u shpërngulur në një vend të ri.

Ky rrëfim i ndjeshëm ka sjellë në pah kujdesin dhe përkushtimin e prindërve të saj për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjen e tyre.

Rita Ora ka shprehur mirënjohjen e saj për guximin dhe vizionin e prindërve, duke i konsideruar ato si hapat vendimtarë që i mundësuan asaj të shpërfaqej në skenën ndërkombëtare dhe të ndërtojë një karrierë të ndritur muzikore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.