UBT

Rita Ora e nis ditën duke treguar format atraktive të trupit në brigjet e plazheve të Australisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tash e sa javë po e shijon qëndrimin në Australi.

Ajo u largua atje bashkë me të motrën e saj, Elenën, dhe të dashurin, regjisorin Taika Waititi.

E duke qenë se në kontinentin australian koha është tash e nxehtë, Rita duket se po e shfrytëzon më së miri verën në hemisferën jugore, për të bërë edhe pak plazh.

Kjo, pasi së fundmi këngëtarja e hitit “Anywhere” ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi me bikini, ku shihet në poza mjaft atraktive buzë plazhit.

HW

E veshur me një palë bikini ngjyrë rozë dhe portokalli, Rita vuri mjaft mirë në pah linjat e saj të trupit si dhe tatuazhet e shumta.

“Djalosh, unë thjesht po përpiqem të meditoj”, ka shkruar artistja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e fotografive.

Ora përndryshe është e angazhuar si paneliste në jusrinë e “The Voice Australia”, dhe kjo është edhe arsyeja që këto kohë ndodhet në kontinentin e largët. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.